Milani ka frikë nga Liverpool, planifikon rinovim dhe rritje page për yllin e skuadrës
2 Dhjetor 2024, 21:47 / SPORT
Liverpool ka nisur planet për merkaton e verës 2025. Arne Slot ka kërkuar disa përforcime nga klubi dhe drejtuesit duan t’ia plotësojnë të gjitha dëshirat.
Ecuria e të kuqve deri tani ka qenë spektakolare, por Liverpool do të përpiqet të rrisë nivelin dhe të ndërtojë një skuadër me “gjak të ri”.
Sipas mediave angleze, objektivi numër 1 i Arne Slot është Tijjani Reijnders. Mesfushori i Milanit është një nga lojtarët më të përmendur në muajt e fundit. Vlera e tij njeh vetëm rritje.
Klubi italian, i informuar qartë për interesin e madh që klubet kanë për holandezin, planifikojnë t’i zgjatin kontratën me rritje rroge në 3,5 mln euro në vit.
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128