Milani në kërkim të një sulmuesi, dy emra në krye të listës

2 Shkurt 2024, 15:52 / SPORT ALFA PRESS

Milani në kërkim të një sulmuesi, dy emra në krye

Me Giroud që pritet të largohet në fund të sezonit dhe Joviç që nuk ka bindur, Milani është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe media pranë kuqezinjve raportojnë për një buxhet prej 40 milionë eurosh.

Emrat që po ndiqen me interes nga klubi milanez janë disa, duke nisur nga Joshua Zirkzee i Bolognës, i cili po bën shumë mirë këtë sezon në Serinë A, jo vetëm duke shënuar, por edhe duke marrë pjesë në mënyrë aktive në lojën e skuadrës.

Një tjetër futbollist që pëlqehet shumë në Milano është Benjamin Sesko i Leipzig, i cili ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, për prishjen e kontratës me klubin gjerman.

Slloveni 21-vjeçar shkëlqeu te Salzburg, para se të transferohej te Leipzig, ku në 25 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe shihet si një nga futbollistët më premtues në repartin e avancuar.

Pikërisht Sesko është ai që po ndiqet me mjaft interes nga Milani, duke qenë se për Zirkzee ka të drejtën e parablerjes Bayerni i Mynihut dhe vetëm nëse bavarezët heqin dorë, mund të negociojë me klube të tjera.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128