Milani në zi, ndërron jetë portieri legjendar i kuqezinjve

8 Janar 2025, 23:03 / SPORT ALFA PRESS

Milani në zi, ndërron jetë portieri legjendar i kuqezinjve

Fabio Cudicini, ish-portieri legjendar i Milanit, i cili me kuqezinjtë ka shkruar historinë në vitet ’60, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

I njohur si “Merimanga e Zezë” për shkak të uniformës që mbante veshur në ndeshje, Cudicini ka luajtur 183 ndeshje në 5 sezonet e tij me Milanin, duke fituar një titull kampion (1967-1968), një Kupë Kampionesh (1968-69), një Kupë Ndërkontinentale (1969) dhe një Kupë Italie (1971-1972).

Klubi kuqezi me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e trishtë duke shkruar: “Rrjeta e merimangës në zemrën tonë kuqezi. Përgjithmonë. Ka ndërruar jetë Fabio Cudicini, një kampion i gjithçkaje me Milanin, një portier i madh dhe një person i madh. Ngushëllimet e të gjithë kuqezinjve për djali i tij Carlo, i cili u rrit në Klub, dhe për të gjithë familjen Lamtumirë Fabio.”

Fabio Cudicini ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe me Roma, Udinese dhe Brescia.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128