Mitaj me trajner të ri, klubi i Al Itihad arrin akordin me ish-in e Milanit

2 Tetor 2025, 23:35 / SPORT ALFA PRESS

 

Mitaj me trajner të ri, klubi i Al Itihad arrin akordin me ish-in e Milanit

Lajm i bujshëm vjen nga Italia. Klubi i Al Itihad, ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, ka arritur marrëveshje verbale me Serxhio Konseisao për ta emëruar si trajnerin e ri të skuadrës.

Bisedimet kanë hyrë në fazën përfundimtare, me vetëm kohëzgjatjen e kontratës që mbetet për t’u përcaktuar. Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të jetë dyvjeçare.

Al Itihad e sheh portugezin si njeriun e duhur për të ringjallur skuadrën pas një nisjeje të vështirë si në kampionat ashtu edhe në garat aziatike.

Kujtojmë se Konseisao u shkarkua nga posti i trajnerit të Milan në fund të sezonit të kaluar. Al Itihad këtë sezon pas katër javëve renditet në vendin e tretë me nëntë pikë, tre më pak se lideri Al Nassr.

 

Po ndodh...

ide