Modelja çmend rrjetin: Do bëj tatuazh në zonën intime nëse Messi fiton Botërorin!

23 Qershor 2026, 22:52 / SPORT ALFA PRESS

Modelja çmend rrjetin: Do bëj tatuazh në zonën intime

Suzy Cortez, modelja braziliane dhe një nga tifozet më të zjarrta e të deklaruara të Lionel Messit, ka ndezur sërish rrjetet sociale me një premtim tejet provokues.

Bukuroshja, ka deklaruar se është gati të bëjë një çmendi të vërtetë nëse ylli argjentinas arrin të shpallet kampion botëror.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen maksimale të fansave në web është detaji specifik i premtimit të saj. Cortez ka premtuar publikisht se do të realizojë një tatuazh të ri për nder të Messit, por këtë herë në një nga zonat më intime dhe provokuese të trupit të saj

Ky nuk është guximi i parë i modeles për të treguar adhurimin e saj të pakufishëm ndaj kapitenit argjentinas, pasi ajo ka realizuar shpesh sete fotografike “të nxehta” dhe madje ka tashmë tatuazhe të tjera kushtuar idhullit të saj.

Megjithatë, ky premtim i fundit ka thyer rrjetin, duke shtuar akoma më shumë kureshtje nëse ky Kampionat Botëror do të mbyllet me triumfin e Messit dhe, rrjedhimisht, me mbajtjen e fjalës nga modelja bombastike.

Po ndodh...