Momenti i së vërtetës në Serie A, Milani, Roma, Como dhe Juventusi luajnë për Champions-in

Serie A do të japë sonte verdiktet e fundit të sezonit, me garën për Ligën e Kampionëve dhe mbijetesën që premtojnë emocione të jashtëzakonshme deri në minutën e fundit. Milani, Juventusi, Roma dhe Como janë ende në luftë për dy vendet e fundit që të dërgojnë në Champions League për sezonin 2026-27.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk ka alternativë tjetër përveç fitores ndaj Cagliari-t në “San Siro”. Kuqezinjtë kërkojnë rikthimin në elitën evropiane përballë mbi 70 mijë tifozëve, në një ndeshje me presion maksimal.
Nga ana tjetër, Juventusi i Luciano Spalletti-t do të përballet me Torino në një derbi shumë të ndezur. Bardhezinjtë vijnë pas një jave të trazuar mes zërave për ndryshime në klub dhe do të duhet të fitojnë, ndërsa njëkohësisht të shpresojnë për hapa falsë të rivalëve. Spalletti nuk do të ketë në dispozicion Kenan Yıldız, ndërsa në dyshim mbetet edhe Dušan Vlahović.
Ndërkohë, sfida e Cesc Fàbregas me Comon lidhet drejtpërdrejt edhe me garën për mbijetesë. Cremonese dhe Lecce vazhdojnë të luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria, me Lecce-n e Ramadanit që ka vetëm një pikë më shumë.
Cremonese e drejtuar nga Marco Giampaolo duhet patjetër të fitojë ndaj Comos, ndërsa Lecce do të presë Genoa-n e siguruar matematikisht, që drejtohet nga Daniele De Rossi. Në stol te Lecce, Eusebio Di Francesco shpreson më në fund të arrijë mbijetesën pas dy rënieve të fundit nga kategoria me Frosinonen dhe Venezian.
Në rast se Cremonese dhe Lecce e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, rregullorja parashikon zhvillimin e një ndeshjeje “play-off” për të përcaktuar skuadrën që do të mbetet në Serinë A.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128