Muller mendon largimin nga Bayern dhe tërheqjen nga futbolli
16 October 2024, 18:43 / SPORT

Sezoni aktual duket se është i fundit për Thomas Muller te Bayern Munich, por edhe në futbollin e luajtur.
Futbollisti gjerman po mendon largimin nga skuadra bavareze në fund të sezonit aktual. Jo vetëm kaq, por sulmuesi mund të njoftojë edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur, pasi nuk dëshiron të luajë për asnjë ekip tjetër përveç Bayern Munich.
35-vjeçari të gjithë karrierën e tij e ka pasur te rekordmenët e Bundesligës dhe dëshiron ta mbyllë po aty.
Kujtojmë se në verë Muller njoftoi tërheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë, ndërsa tani përgatitet të largohet edhe nga Bayern Munich.
Me ekipin e parë bavarez, Muller numëron plot 479 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 150 gola dhe shumë trofe të fituar.
-
Historia e lashtë e unazave të martesës
16 Tetor, 18:38
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
