Myrto Uzuni shpëton Granadën nga disfata
18 Shkurt 2024, 20:27 / SPORT

Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni ka realizuar sot një gol në përballjen mes ekipit të tij Granada kundër Almerias. Sfida e vlefshme për javën e 25-ë në La Liga u mbyll në barazim 1-1.
Uzuni realizoi golin e barazimit në minutën e 75’ duke i dhënë 1 pikë me vlerë Granadas në luftën për mbijetesë. Beratasi shfrytëzoi një vertikalizim të bukur që i dha mundësinë të dilte vetëm me portierin duke çuar topin në rrjetë.
Ky është goli i shtatë i Uzunit këtë sezon në La Liga, ndërkohë që ka dhënë edhe një asist javën e shkuar kundër Barcelonës në barazimin 3-3.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Nga Erl Kodra
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Nga Ervis Iljazaj
Fallxhorët e Medias
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
