
Nagelsman premton një Gjermani të frikshme në Botëror

Në një intervistë të gjerë, trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsman, reflekton mbi ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s me Italinë dhe përgatitjen për Kupën e Botës, ku ai mendon se grupi mund të arrijë kulmin e vet.
“Ky është kampi më i shkurtër që kemi, kështu që nuk mund të ndryshojmë shumë. Mund ta stërvitim planin kundër italianëve në dy seanca 20-minutëshe”, tha ai.
Nagelsman nuk pret shumë ndryshime as për Kupën e Botës, me 37- vjeçarin që planifikon të qëndrojë me shumicën e lojtarëve që u paraqitën në Kampionatin Europian të vitit të kaluar.
“Sigurisht që ne kemi një masterplan se si duam të organizojmë kualifikueset e Botërorit dhe më pas vetë Kupën e Botës.
Unë do t’i përmbahem faktit se ne kemi një bërthamë prej 13 ose 14 lojtarësh, të cilëve u besojmë.
Nuk mund të ketë asnjë pozicion të hapur siç ka në klub.
Rolet duhet të jenë të qarta si brenda, dhe jashtë fushës, edhe nëse janë ndoshta pak më të hapur për momentin”, tha Nagelsman, i cili beson se skuadra e tij mund të shkojë larg në turne.
“Besoj se mund të arrijmë kulmin tonë në Kupën e Botës”, përfundoi tekniku i Gjermanisë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128