
Napoli gjen zëvendësuesin e Kvaratskhelia, Conte synon lojtarin e Manchester United

Napoli nuk i ndahet Premier League. Trajneri i Napoli, Antonio Conte, dëshiron që anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho, të zëvendësojë anësorin e Gjeorgjisë, Khvicha Kvaratskhelia, pranë largimit.
Conte zbuloi të shtunën se Kvaratskhelia ka kërkuar të shitet, ndërkohë që skuadra e PSG është vënë në lëvizje për ta sjellë në Paris. Francezët janë në bisedime aktive për të nënshkruar me 23-vjeçarin gjeorgjian.
Mediat italiane konfirmojnë se Conte mendon se Garnacho është identifikuar si zëvendësuesi ideal i Kvara te Napoli. 20-vjeçari nuk është shumë i prefreruar te Manchester United dhe shpesh Amorim e ka lënë në stol.
Garnacho ka një kontratë deri në vitin 2028 me “djajtë e kuq” dhe një kosto të lartë transferimi. Gjithshtu, Manchester United nuk dëshiron ta shesë lojtarin, ndaj te Napoli po shohin mundësinë e një huazimi pa të drejtë blerje.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128