Ndeshjet e shtatorit, Ajeti dhe Seferi: Nganjëherë duhet edhe pak fat

19 Shtator 2022, 14:32 / SPORT ALFA PRESS

Ndeshjet e shtatorit, Ajeti dhe Seferi: Nganjëherë duhet edhe pak fat

Në pritje të dy ndeshjeve në muajin shtator, më 24 ndaj Izraelit në transfertë dhe 27 shtator ndaj Islandës në Tiranë, Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Durrës.

Në konferencën e parë për shtyp folën Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi. Të dy futbollistët pranuan se këto sfida janë vendimtare, ndërsa premtuan se do të japin maksimumin, por nganjëherë duhet edhe pak fat.

Arlind Ajeti:

Izraeli – Janë ndeshje vendimtare dhe nuk kemi filluar stërvitjen, sapo jemi bashkuar. Kemi kohë për t’u përgatitur, do bëjmë maksimumin.

Rikthimi – Lojtarët janë të rinj, për mua s’ka rëndësi. Është kënaqësi të jesh me Kombëtaren, sa herë jam i ftuar jam i kënaqur.

E prisnit ftesën? Kam luajtur katër ndeshje të plota në Itali, nuk mund të them a e prisja ftesën. Kam objektiv të jem në ekip, unë jam gati të jem këtu dhe këtë e vendos trajneri.

Dëmtimet – Kemi lojtarë me kualitet jashtë, unë do jap maksimumin. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.

Ndryshimi mes këtij ekipi dhe atij të 2016 – Mundohem të jap më të mirën, sin ë 2016. Kualiteti është i lartë, ka cilësi sepse lojtarët janë në ekipe të mëdha. Duam suksesin si në 2016.

Fati – Futbolli është edhe fat, duhet momenti dhe vendi i duhur. Fatkeqësisht kemi dëmtime dhe me këtë ekip do bëjmë më të mirën.

Po ndodh...