Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë, zbulohet dita kur Silvinjo do publikojë listën
5 Nëntor 2025, 13:50 / SPORT

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor.
Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediet në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.
Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë.
Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K me 11 pikë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

