
Ndryshim i madh në Champions League, UEFA shqyrton heqjen e kohëve shtesë!

Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë ka pësuar jo pak ndryshime vitet e fundit, por po punohet për risi të tjera në vazhdim.
Këtë javë ka pasur një takim në Nyon të Zvicrës mes përfaqësuesve të sindikatës së futbollistëve, FIFPro, dhe atyre të UEFA-s, përfshi këtu dhe presidentin Aleksandër Ceferin.
The Guardian raporton se në këtë takim u hodh ideja që të eliminohet koha shtesë prej 30 mnutash në përballjet e Champions League dhe të kalohet direkt te penalltitë.
Kjo gjë bëhet për të lehtësuar futbollistët, pasi kalendari shumë i ngjeshur gjatë vitit qoftë me klubet ashtu dhe kombëtaret, i ka kthyer në “robotë”, gjë që sjell dëmtime të rënda herë pas here.
Eleminimi i kohës shtesë është praktikuar në disa evente të rëndësishme si finalja e Superkupës së Europës, apo dhe finale të tjera, dhe shumë shpejt kjo gjë do miratohet dhe për ndeshjet e Champions League.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128