Në dhomën e zhveshjes së Man.United ka një ‘spiun’, trajneri Amorim merr në pyetje dy lojtarë

Manchester United, sipas “The Sun” ka nisur një hetim për të zbuluar se kush po nxjerr informacione rreth ekipit.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, thuhet se ka pyetur tashmë Amad Diallo dhe Alejandro Garnacho në lidhje me këtë çështje, por është i bindur se asnjëri prej tyre nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në rrjedhjen e informacionit.
Formacioni fillestar i United për fitoren dramatike të së dielës kundër Manchester City (2-1) u zbulua një natë më parë në rrjetet sociale, diçka që ka ndodhur edhe në prag të disa ndeshjeve të fundit të “Djajve të Kuq”.
Pas derbit, Amorim foli për këtë çështje dhe pranoi kompleksitetin e situatës.
“E njoh këtë histori. Nuk e di, por mendoj se, në ditët e sotme, është e pamundur ta zgjidhësh, sepse ka shumë njerëz në klub, lojtarët flasin me agjentët, mund të flasin me një mik, prandaj është e vështirë të dihet.
Nuk është diçka e mirë, por do të vazhdojmë përpara dhe të shohim formacionin e radhës që mund të zbulohet,” tha trajneri në një konferencë për shtypin pas fitores kundër Man. City-t (2-1).
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


