Bëj edhe ti Listën tënde, Protesta po e pret!
Nga Poli Hoxha

Interi do të luajë nesër ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Zikaltrit përballen me PSG-në në finalen e Champions-it.
Në Itali kanë filluar të tregohen supersticiozë, aq sa edhe emërimin e Alegrit te Milani e kanë lidhur me fitimin e trofeut. Kjo pas herën e fundit kur Alegri nënshkruante me kuqezinjtë, Interi fitoi finalen e Champions-it.
Bëhet fjalë për vitin 2010. Alegri nënshkruante me Milanin duke qëndruar deri në vitin 2014.
Zikaltrit e kanë gjithë fokusin te finalja e Mynihut. Dështimi do të ishte i madh në rast se mungon fitorja, pasi do të mbyllte një sezon pa trofe.