Në Kore festohet me flamur shqiptar prej Asanit! Tani do luajë në Arabinë Saudite kundër Ronaldos, Firminos e Zhoao Kanselos

12 Mars 2025, 19:48 / SPORT ALFA PRESS

Në Kore festohet me flamur shqiptar prej Asanit! Tani do luajë në

Jasir Asani ka bërë të mundur sot që klubi  tij, Guangju, të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve të Azisë, duke eliminuar pas kohëve shtesë kampionët në fuqi të Japonisë, Visel Kobe.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin që çoi ndeshjen në shtesa me një penallti në minutat e fundit dhe pastaj me të majtën e tij të zakonshme nga jashtë zonës, vulosi kualifikimin historik në minutën e 118.

Tashmë skuadrën e Guangju, e pret faza vendimtare e Ligës së Kampioneve të Azisë, e cila siç është vendosur, do të zhvillohet në fundin e muajit prill dhe në fillimin e majit në Arabinë Saudite, ku skuadrat në garë do të luajnë një mini0turne me eliminim direkt për të caktuar fituesin e këtij edicioni. Një arritje të cilën skuadra e ka festuar në rrjetet sociale me një parullë të madhe në duar, ku shkruhej “Rruga për në Arabi Saudite”, ndërsa në sfond ishin tifozët, me një prej tyre që shpaloste një flamur shqiptar në nder të Asanit.

Në fazën finale të turneut, klubi korean do të përballet sipas shortit me një nga ekipet e tjera që kanë mbetur në garë. Jokohama Marinos dhe Kavasaki Frontale janë nga Japonia, Buriram Junajtid është nga Tajlanda, Al Sad është nga Katari, ndërsa Al Ahli, Al Hilal dhe Al Nasr janë nga Arabia Saudite. Në radhët e skuadrave saudite aktivizohen aktualisht disa nge emrat më të njohur të futbollit botëror si Kristiano Ronaldo, Mane, Firmino, Kante, Zhoao Kanselo, Kulibali apo Milinkoviç-Saviç.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128