Negociata me Napolin për Ismajlin? Mbrojtësi ngre supet dhe i beson vetëm menaxherit të yjeve

Mediat italiane prej ditësh kanë publikuar lajmin se Napoli është i interesuar për shërbimet e Ardian Ismajlit për sezonin e ardhshëm. Për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi dhe Empolit, do të ishte padyshim një hap i rëndësishëm në karrierë. Por sipas “Tuttomercatoweb”, vetë Ismajli nuk di asgjë për negociata të tilla.
Për më tepër, ai raportohet se ka mbetur i çuditur nga deklaratat e menaxherit Serxhio Mezi një ditë më parë në “Radio CRC”, ku ky i fundit shprehej se prej kohësh Napoli ishte në bisedime me Ismajlin, të cilin në janar e kishin kërkuar edhe Roma, Xhenoa e Sasuolo. Mezi kishte bërë të ditur se ishte një ndërmjetës që ishte autorizuar që të merrte pjesë në negociata, gjë që sipas burimeve pranë Ismajlit, nuk është e vërtetë.
Bëhet e ditur se mbrojtësi ka mbetur i çuditur se si janë bërë publikisht deklarata të tilla, pasi i vetmi person që ai ka autorizuar për negociatat rreth transferimeve të tij është menaxheri i njohur ndërkombëtar, Pini Zahavi, i cili administron edhe futbollistë me famë si Nkunku, Veiga, Mitroviç, Tah, Longstaf apo Karrasko.
Po ndodh...
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

