New York feston ditëlindjen e Cristiano Ronaldos me statujën e tij në Times Square

Ndonëse tani ndodhet në Arabinë Saudite dhe prej disa vitesh është jashtë futbollit europian, Cristiano Ronaldo ende ka një ndikim të madh në skenën e futbollit botëror. Kjo u demonstrua gjerësisht nga reagimi entuziast i njujorkezëve në ditëlindjen e tij të 40-të.
Tifozët e Cristiano Ronaldos u mblodhën në Times Square të Nju Jorkut për të parë zbulimin e një statuje në nder të tij, e cila ishte zbukuruar me ngjyrat e kombëtares portugeze. Ngjarja ishte në kuadër të festimeve për ditëlindjen e 40-të të futbollistit të njohur.
Ronaldo, tashmë në dekadën e tij të dytë, vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij. Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë në Arabinë Saudite, pasi ka shënuar 15 gola për Al Nasr, ndërsa së fundmi ka shënuar dy gola kundër Al Wasl, duke e çuar totalin e golave të tij në karrierë në 923.
Homazhet për Ronaldon kanë qenë të vërshuara nga e gjithë bota, ku një nga më të dalluarit është zbulimi i statujës së tij në Nju Jork. Turma festoi me thirrjet e forta “Siuuu”, klithma karakteristike që portugezit e përdor pas çdo goli, e cila është bërë sinonim i karrierës së tij.
A statue of Cristiano Ronaldo was unveiled in Times Square, New York to celebrate his 40th birthday ???????????? pic.twitter.com/8AyhQWFqHl
— Mail Sport (@MailSport) February 6, 2025
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
