Newcastle shkëlqen në Champions League, fiton edhe Qarabag
1 October 2025, 21:27 / SPORT

U zhvilluan këtë të mërkurë pasdite dy ndeshje të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.
Newcastle fiton pastër 0-4 në Belgjikë, ndaj Royale Union në Lotto Park (Anderlecht). “Qymyrxhinjtë” realizuan dy herë, me Woltemade dhe Gordon, në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Gordon kompletoi dopietën, ndërsa pati kohë edhe për golin e Barnes.
Në sfidën tjetër, Qarabag mundi 2-0 danezët e Copenhagen, me golat e Zoubir dhe Addai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

