Nga La Liga në drejtimin e Serbisë, trajneri i rivalëve të Shqipërisë “kërcënon” para Anglisë: Të arrijmë rezultat për play-off, lojtarët kanë problem me tifozët

Ndeshjet e të enjtes mund të jenë vendimtare për fatin e Grupit K në kualifikueset e Botërorit, ku bën pjesë Shqipëria. Kuqezinjtë janë në një pozitë të favorshme në vendin e dytë në grup, për të shkuar në play-off, pasi kanë avantazhin e një pike ndaj Serbisë të cilën e mundën në ndeshjen direkte një muaj më parë.
Një humbje që solli shkarkimin e trajnerit Dragan Stojkoviç dhe emërimin e Vejlko Paunoviç, trajnerit i cili mbeti i lirë pasi u shkarkua për vete pak javë më parë nga klubi i Oviedos në La Liga. Trajneri ka mbajtur sot konferencën e parë nga grumbullimi i Serbisë dhe është shfaqur optimist se ekipi mund të merrte rezultate ndaj Anglisë e Letonisë, për të siguruar një vend në play-off.
“Gjatë bisedës me lojtarët, zbulova disa probleme. Së pari, mbështetja e publikut. Pastaj, ata duan qartësi në punën e tyre. Dua të rivendos besimin e ndërsjellë, besimin se të shkojmë në Kupën e Botës është e mundur, të arrijmë një rezultat për pozicionimin në playoff. Nuk po them se besimi nuk ekzistonte. Do të punojmë gjithashtu për forcimin e vetëbesimit. Kemi një ditë më shumë punë, e shtymë nisjen për në Angli me një ditë, për t’u stërvitur, për t’u njohur me njëri-tjetrin. Fokusi është tek ne.
Djemtë kanë treguar shumë në karrierën e tyre. Fatkeqësisht, nuk ishte kështu në ekipin kombëtar. Nuk e kemi thënë ende fjalën e fundit, dua që të ecim përpara. Jam në kontakt me shumë prej tyre, janë djem të shkëlqyer, kanë cilësi.
Kam folur me Tadiçin, ai do të ishte një element i mirë për ne që tani, në këtë takim. Qëllimi duhet të jetë kthimi i tifozëve në stadiumet tona më të mëdha, konkretisht në Beograd. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme, për të filluar energjinë si ekip. Rezultatet e mira do të rikthejnë besimin e njerëzve.
Nuk dua të shqetësohem nga gjëra që nuk mund t’i ndikoj. As nuk krijojnë probleme për ne, veçanërisht para ndeshjeve shumë të rëndësishme me Anglinë dhe Letoninë.
Debutimi në “Uembli”? Motivim i shkëlqyer, dua t’ua kaloj edhe lojtarëve. Jo vetëm të paraqitemi atje, por edhe të bëjmë diçka pozitive për vendin tonë!”, tha ndër të tjera trajneri i ri të Serbisë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




