Nga Musiala te Neuer, trajneri Kompany zbulon gjendjen e lojtarëve të dëmtuar

Fitorja e thellë 6-1 e Bayernit ndaj Atalantës solli entuziazëm për bavarezët, por edhe disa shqetësime për shkak të dëmtimeve të disa lojtarëve kyç. Pas ndeshjes, tre futbollistë të skuadrës dolën me probleme fizike: Jamal Musiala, Alphonso Davies dhe portieri Jonas Urbig.
Fantazisti gjerman Musiala pësoi një goditje të fortë në kavilje gjatë ndeshjes, ndërsa mbrojtësi kanadez Davies u dëmtua në kofshën e djathtë. Situata më shqetësuese ishte ajo e portierit Urbig, i cili pësoi një traumë cerebrale.
Në prag të përballjes me Bayer Leverkusen, trajneri i Bayern-it, Vincent Kompany, foli në konferencë për shtyp dhe dha detaje mbi gjendjen e lojtarëve.
“Musiala pritet të rikthehet në stërvitje në fillim të javës së ardhshme. Ndërsa për Davies situata është më e komplikuar dhe mendoj se do të qëndrojë jashtë për disa javë”, deklaroi ai.
Sipas Kompanyt, pauza e ardhshme për ndeshjet e kombëtareve mund të ndihmojë skuadrën që të rikuperojë lojtarët dhe të kthehet me grup të plotë në fazën vendimtare të sezonit.
Me portierët Manuel Neuer dhe Jonas Urbig jashtë për shkak dëmtimi, në ndeshjen ndaj Leverkusen pritet të aktivizohet portieri i tretë i skuadrës, Sven Ulreich.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128