Nga tifozeria e zjarrtë tek sukseset e Dortmundit/ Njihuni me detajet pikante të finalistëve të Europës

26 Maj 2024, 19:30 / SPORT ROGERT BLLOSHMI

Nga tifozeria e zjarrtë tek sukseset e Dortmundit/ Njihuni me detajet
Klubi i Borusia Dortmund njihet për tifozerinë e tyre unike. Stadiumi ‘Signal Iduna Park’ është ndër të vetmit stadium në 5 kampionatet kryesore të Europës, i cili çdo ditë të fundjavës është i mbushur në kapacitetin e tij maksimal.

Pa dyshim, ultrasit janë një krenari e Dortmundit, ndërsa ata nuk e lejnë asnjëherë në baltë skuadrën. Për këtë arsye, klubi verdhezi ka vendosur që të marrë masë dhe t’iu heqë abonimin atyre tifozë të cilët mungojnë në më shumë se 10 ndeshje sezonale të ekipit.

Kështu, klubi ka pezulluar 500 abonime për këto tifozë. Tifozët kanë gjetur si arsyetim çmimet e larta, megjithatë sërish nga klubi ka vendosur të anulojë abonimet.

Në këtë formë, klubi gjerman kërkon t’i japë mundësi pjesëmarrje tifozëve të cilët nuk mungojnë në asnjë ndeshje, teksa pavarësisht stadiumit plot në çdo javë, Dortmund të kërkon të maksimizojë murin verdhezi në stadium.

Historiku

Borusia Dortmund është themeluar si klub në 1909.

Klubi është pjesë e një shoqate antarsimi sportive me më shumë se 115,000 antarë,
duke e bërë BVB-në shoqatën e sportive të antarsimit të tretë më të madhe në Gjermani. Dortmund luan në Bundesligë, liga elitare e futbollit gjerman. Dortmundi është një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit gjerman.

Ky klub u themelua nga një grup të rinjsh të pakënaqur me Trinity Youth të sponsorizuar nga Kisha Katolike, ku ata luanin futboll nën syrin e ashpër dhe jo simpatik të priftit lokal. Prifti, at Dewald u bllokua te dera kur u përpoq të prishte mbledhjen organizative që po zhvillohej në një dhomë të pubit lokal, Zum Wildschütz. Themeluesit ishin Franz dhe Paul Braun, Henry Cleve, Hans Debest, Paul Dziendzielle, Franz, Julius dhe Wilhelm Jacobi, Hans Kahn, Gustav Müller, Franz Risse, Fritz Schulte, Hans Siebold, August Tönnesmann, Heinrich and Robert Unger, Fritz Weber dhe Franz Wendt. Emri Borussia është Latinisht për Prusia, por u mor nga birra Borussia nga birraria e afërt Borussia në Dortmund.

Në tetor 2000, Borussia Dortmund u bë klubi i parë – dhe deri më tani i vetmi – i tregtuar publikisht në bursën gjermane.

Në sezonin 2001–02, Dortmundi u shpall kampion i Bundesligës për të tretën herë në histori.

Ata patën një ecuri të jashtëzakonshme në fundin e sezonit, duke parakaluar Bayer Leverkusenin në javën e fundit të kampionatit.

Trajneri Matthias Sammer u bë njeriu i parë në historinë e klubit që e fiton titullin si lojtar dhe trajner.

Në të njëjtin sezon, ata u mposhtën në finalen e Kupës UEFA nga ekipi holandez Feyenoord.

Sukseset e Ekipit

Kampionatet kombëtare

Ekipi i futbollit të meshkujve është reparti më i suksesshëm i Borussia Dortmund i cili ka fituar 8 tituj të kampionit gjerman.
Në tabelen e perhershme të Bundesliges në fund të sezonit 2016/17 pas 50 viteve në Bundesligë, zë vendin e katërt me 2675 pikë.

Borussia Dortmund ishte ekipi i parë i cili pas fitores së kampionatit në vitin 1957 është nderuar si "Ekipi i vitit".

Gjithashtu edhe ne vitet 1995 dhe 2011 pas fitores së titullit të është nderuar "Ekipi i vitit".
Kampion Gjerman (8): 1956, 1957, 1963, 1995, 1996, 2002, 2011, 2012

Nënkampion Gjerman (7): 1949, 1961, 1966, 1992, 2013, 2014, 2016

Kampionatet ndërkombëtare

Borussia Dortmund ka fituar "Europapokal der Pokalsieger 1965/66" si ekipi i parë gjerman i cili ka fituar një Europapokal. Pas fitores së "Champions League 1997" dhe "Weltpokal 1997", Borussia Dortmund është përzgjedhur si Ekipi Botëror i vitit 1997 nga Association Internationale de la Presse Sportive (AIPS).
Champions-League-Sieger (1): 1997
Champions-League-Finalist (1): 2013
Sieger des Europapokals der Pokalsieger (1): 1966

UEFA-Pokal-Finalist (2): 1993, 2002
Weltpokalsieger (1): 1997
UEFA-Super-Cup-Finalist (1): 1997
Kupat

Borussia Dortmund e ka fituar DFB-Pokal 4 herë dhe ka qenë 9 herë në Finale. Në vitin 2012 janë fituar për herë të parë Kupa dhe Kampionati në një sezonë. Borussia Dortmund është gjithashtu ka fituar edhe Superkupen 5 herë dhe ka qenë 9 herë pjesëmarres në ketë garë.

Së fundmi ekipit pritet të luajë përballë Real Madridit në finalen e Uefa Champios Ligës, në 1 qershor, ora 21:00. 

 

Po ndodh...