Nga Tirana, në Vlorë! Oltijon Kërnaja është trajneri i Flamurtarit

18 Qershor 2026, 11:41 / SPORT ALFA PRESS

Nga Tirana, në Vlorë! Oltijon Kërnaja është trajneri i

Oltijon Kërnaja do të vijojë karrierën e tij si trajner në Vlorë. Ish trajneri i Partizanit pranoi të ulet në pankinën e Flamurtarit në Kategorinë e Parë

Vetë klubi vlonjat e bëri të ditur emërimin e Oltion Kërnajës nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.

‘Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, Oltijon Kërnaja! Me besim te puna, përkushtimi dhe vizioni i tij, i urojmë shumë suksese në drejtimin e skuadrës sonë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta.Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Oltijon!’-theksonte klubi vlonjat në komunikatën e tij

Oltijon Kërnaja përpara se të merrte drejtimin e skuadrës së parë të Partizanit në sezonin 2025/26, kishte drejtuar edhe Partizani B. Por në kurrikulumin e tij është edhe pozicioni si zëvendëstrajner te Laçi dhe Kukësi duke fituar eksperiencë. Po kështu ai ka punuar edhe në klube si Valbona, Luzi dhe Tërbuni ku është shfaqur i aftë në menaxhimin e skuadrave dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

 

Po ndodh...

ide