Nico Williams dëshira e madhe e merkatos, por Barcelona ka gati planin “B”
7 August 2024, 19:31 / SPORT

Nico Williams mbetet një nga dëshirat e mëdha të Barcelonës në merkato. Katalanasit dëshirojnë të nënshkruajnë me anësorin e Bilbaos, por tratativat janë komplekse, duke marrë parasysh faktin se Barça ka probleme ekonomike.
Gjithsesi, klubi i madh i La Liga ka gati planin B. Së fundmi po qarkullon emri i Kingsley Koman të Bayernit, si një alternativë mjaft e mirë për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Flick. 28-vjeçari Koman është në kërkim të një sfide të re pas një sezoni plot me lëndime, që kushtëzuan në mënyrë të drejtëpërdrejtë sezonin.
Ndërkohë që, ka lajme të mira sa i takon afrimit të Barcelona te Dani Olmo. Shumë nga mediat e mëdha europiane e konsiderojnë si çështje të mbyllur kalimin e Olmos nga Leipzig te Barça.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
Nga Ermal Peçi
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Nga Gjergji Nika
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Nga Sidi Hasanaj
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128