Një gol në minutën e fundit i heq fitoren Juventusit, bardhezinjtë i ndal ish-mbrojtësi në Spanjë
1 Tetor 2025, 23:13 / SPORT

Vijareal dhe Juventusi kanë shtyrë përsëri takimin me fitoren e parë në këtë edicion në Ligën e Kampioneve, pasi kanë ndarë pikët në barazimin dramatik 2-2 mes tyre.
Në një sfidë me shumë luhatje, ka qenë Vijareali që ka dominuar pjesën e parë duke shënuar gol me Mikautadzen e shpërdoruar raste të tjera të mira. Situata ndryshoi në fraksionin e dytë të lojës me hyrjen në fushë të Konseisaos, i cili krijoi raste të rrezikshme. Në fillim ai solli aksionin e golit të Gatit me roveshatë për barazimin, e më pas shënoi vetë atë të përmbysjes 2-1.
Juventusi u kthye të mbronte në minutat e fundit dhe Vijareali u hodh në sulm, duke gjetur barazimin në minutën e 90 me ish-mbrojtësin e bardhezinjve, portugezin Veiga, i cili vulosi rezultatin 2-2.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
