Nojeri nuk nxiton: Shëndeti dhe forma vendosin për të ardhmen time

E ardhmja e Manuel Nojer te Bajerni mbetet ende e paqartë. Portieri tani ka folur për të ardhmen e tij.
“Flasim sa herë që takohemi. Jam plotësisht i qetë. Ajo që është e rëndësishme është ajo që bëjmë me ekipin,” tha Nojer në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër PSG. 39-vjeçari shtoi: “Gjithashtu do të jetë e rëndësishme se si ndihem. Po e marr kohën time, duhet të sigurohem që të qëndroj i shëndetshëm dhe të performoj mirë. Pastaj mund të flasim gjithmonë.” Shumë faktorë janë të nevojshëm për një zgjatje kontrate te Bajern.
“Sigurisht që është një çështje e formës fizike, shëndetit, motivimit – dhe gjithashtu e asaj që do të ndodh me klubin sezonin e ardhshëm,” tha Nojer. Trajneri Vinsent Kompani gjithashtu komentoi për Nojer në konferencën për shtyp: “Bëhet fjalë pikërisht për faktorët që përmendi Manu. Nuk ka nevojë për asnjë lloj presioni kohe. Është një vendim i klubit, jo vetëm i Manut, as i imi. E rëndësishme është që ai ta shijoj lojën dhe të vazhdoj të luaj siç po bën. Momenti do të vij kur do të diskutohet,” theksoi belgu.
Kontrata e Manuel Nojer me kampionët rekord të Gjermanisë skadon në fund të sezonit. Drejtori ekzekutiv Jan-Kristian Dresen së fundmi refuzoi të komentonte në mënyrë specifike për të ardhmen e portierit numër një. “Ka shumë argumente në favor të Manuel Nojer në përgjithësi, por aktualisht duam të përqendrohemi te sporti. Kemi thënë të njëjtën gjë edhe për lojtarë të tjerë në raste të ngjashme,” citohet shefi i Bajernit: “Manuel nuk është nën asnjë presion dhe ne do të flasim në kohën e duhur.”
Me Jonas Urbig, Bajerni tashmë ka një pasues potencial brenda radhëve të veta. 22-vjeçari u transferua në Mynih nga Këlni në janar. Shtatë milionë euro u paguan për këtë transferim. Në sezonin aktual, Urbig ka bërë tre paraqitje për ekipin e trajnerit Vinsent Kompani. Aleksander Nubel, një tjetër pasues i mundshëm i Nojer. Megjithatë, konsiderohet e pamundur që Nubel të vendoset si titullar te bavarezët pas përfundimit të huazimit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
