Nuk ka fund makthi për Brojën! Sulmuesi i Kombëtares dëmtohet sërish dhe del nga fusha me barelë

9 Janar 2025, 23:36 / SPORT ALFA PRESS

Nuk ka fund makthi për Brojën! Sulmuesi i Kombëtares
Dëmtimet për Armando Brojën tashmë janë kthyer në diçka të zakonshme.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sapo u rikthye nga një dëmtim i pësuar vetëm pak ditë më parë, por mbrëmjen e sotme fati i keq e ka ndjekur sërish.

Kësaj here lëndimi i erdhi në ndeshjen që ekipi i tij Everton fitoi 2-0 përballë Peterborough në FA Cup.

Në minutën e 82’ të sfidës, Broja u përplas me një nga mbrojtësit kundërshtar. Ishte një kundërsulm i Everton me shqiptarin i cili kishte mundësinë të shënonte, por Broja u bllokua nga mbrojtësi kundërshtar, i cili e la të shtrirë në tokë.

Kjo bëri që Broja të pësonte një lëndim që dukej tepër serioz. U desht ndërhyrja e stafit mjekësor dhe barrela për të nxjerrë sulmuesin e Kombëtares shqiptare nga fusha e lojës. Broja në këtë takim u fut në lojë si zëvendësues duke zënë vendin e Betos në minutën e 68-të.

 

Po ndodh...