Partizani nxjerr në shitje biletat për sfidën me Vllazninë

3 Prill 2024, 16:53 / SPORT ALFA PRESS

Partizani nxjerr në shitje biletat për sfidën me Vllazninë
Partizani do të presë në “Air Albania” Vllazninë, sfidë që do të luhet ditën e dielë në orën 20:00.

Ky takim është i vlefshëm për javën e 30-të të Superiores dhe vë përballë dy ekipet që do të luftojnë për vendin e dytë.

Një ndeshje ku pritet që demat të mbështeten edhe nga tifozët, me klubin që ka nxjerrë në shitje edhe biletat për duelin me kuqeblutë.

Gjithashtu janë bërë të ditur edhe çmimet e biletave që variojnë nga 300-3000 lekë.

 

ide