Pas humbjes me PSG/ Alonso nis spastrimet tek Real Madridi, largon tre yjet e ekipit

11 Korrik 2025, 22:41 / SPORT ALFA PRESS

Pas humbjes me PSG/ Alonso nis spastrimet tek Real Madridi, largon tre yjet e

Real Madridi u mposht bindshëm 4-0 nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, një disfatë që mund të shënojë fundin e një epoke në ‘Santiago Bernabeu’.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Luka Modriç me fanellën e bardhë, por sipas Fichajes, edhe tre lojtarë të tjerë janë në prag të largimit.

Modriç do t’i bashkohet Milanit, ndërsa Rodrygo, Dani Ceballos dhe Brahim Diaz nuk janë më në planet e trajnerit Xabi Alonso.

Klubi synon t’i shesë ata gjatë këtij afati kalimtar për të përfituar financiarisht dhe për të vazhduar me rinovimin e skuadrës.

Rodrygo, dikur një nga shpresat më të mëdha të repartit ofensiv, luajti vetëm 93 minuta në gjithë Kupën e Botës për Klube, duke u aktivizuar në tri nga gjashtë ndeshje.

Brahim Diaz, ndonëse ka shfaqur energji dhe cilësi në të kaluarën, u la në stol në ndeshjet kyçe. Edhe Dani Ceballos pati pak hapësirë, me vetëm 70 minuta në katër ndeshje.

Burime pranë klubit theksojnë se këta lojtarë nuk janë më pjesë e planeve të së ardhmes dhe se 'kapitulli i tyre në Madrid është mbyllur'.

Procesi i ndryshimeve ka nisur dhe Real Madridi po përgatit terrenin për një epokë të re, nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe me një vizion të freskët për të ardhmen.

Po ndodh...