
Pas rikuperimit, Broja gati për ta nisur titullar sfidën ndaj Manchester City


Për herë të parë që prej kalimit tek Evertoni, Armando Broja do të ketë shansin ta nisë ndeshjen si titullar, e bëhet fjalë për sfidën ndaj Manchester Cityt. Ky është lajmi që po qarkullon në mediat britanike në prag të javës së 18-të të Premier League, ku skuadra në të cilën aktivizohet ylli shqiptar, përballet me “the Citizens”. Broja duket se e ka bindur teknikun Sean Dyche, me këtë të fundit që i thuri elozhe lojtarit pas përballjes me Chelsean, që përfundoi me rrjeta të paprekura.
Jo vetëm kaq, por edhe performanca e Dominic Calvert-Lewin nuk ka qenë premtuese, duke bërë që 23-vjeçari të ketë më tepër gjasa për të luajtur në krahasim me lojtarin britanik. Broja e ka kaluar plotësisht lëndimin dhe është i gatshëm për ngarkesën e plotë sipas mjekëve, ndaj Manchester Cityt do të luajë si titullar. Dyche ka përpiluar listën me disa ndryshime në formacion, dhe një prej tyre është ai i lojtarit kuqezi.
Evertoni numëron 16 pikë në 16 javë të luajtura, ku ende nuk e ka kaluar rrezikun, pasi ndodhet shumë pranë zonës së ftohtë në klasifikim.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128