Pavard u largua nga Interi, Lukas dhe Teo Hernandez tallen: Ben, çfarë më bëre…

Benzhamin Pavard i ka dhënë lamtumirën Interit në ditët e fundit të merkatos së verës, duke iu bashkuar skuadrës së Olimpik Marsejës në huazim me të drejt blerje. Një aventurë e re për lojtarin e Francës, por që ka lindur një rivalitet me shokun e tij të ngushtë në radhët e përfaqësueses, Lukas Hernandez.
Ky i fundit nuk e ka fshehur dëshpërimin kur ka mësuar lajmin të cilin ia ka dhënë në grumbullim vëllai i tij, Teo Hernandez, i cili po komentonte drejtpërdrejt në një intervistë për “Canal+” të gjitha lëvizjet e futbollistëve që po kryheshin në ditën e mbylljes.
“Te Marseja? Miku im Ben… oh Ben çfarë më ke bërë!”, tha ai i dëshpëruar, duke vendosur duart në kokë ndërsa Teo Hernandez nuk e mbante të qeshurën.
Problemi është se Olimpik Marseja ka një rivalitet shumë të zjarrtë me PSG-në, pjesë e të cilës është Lukas Hernandez dhe tashmë me mikun e tij Pavard do të jenë kundërshtarë të betuar në fushën e lojës.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

