Pëlqehet nga disa klube, Jarmouni vështirë se kthehet te Tirana

22 Maj 2025, 15:41 / SPORT ALFA PRESS

Pëlqehet nga disa klube, Jarmouni vështirë se kthehet te Tirana

Me 13 gola të shënuar, por Ualid Zharmuni është gati të shitet në një skuadër më të mirë. Francezi, edhe pse është me pushime, zor se do të kthehet në Shqipëri, pasi do të firmosë për një ekip tjetër.zharmuniJo vetëm ai, por edhe futbollistë të tjerë. Sipas parashikimeve, dy janë lojtarët e Tiranës që mund të largohen në një destinacion të ri në qershor. Bëhet fjalë për Mahamadu Dembelenë dhe Ualid Zharmunin.

I pari është një nga sportistët më të mirë të mbrojtjes, ndërsa i dyti golashënuesi i skuadrës. Dembele kërkohet në Austri, Turqi, si dhe ka interesim nga skuadrat skandinave. E njëjta situatë është edhe për Zharmuninë. Futbollisti ka pasur oferta nga kampionati turk dhe Tirana nuk dëshiron që të humbasë sulmuesin pa bërë një sezon me bardheblutë.

Vlera e Zharmunit është 350 mijë euro, ndërsa ajo e Dembelesë, 250 mijë euro. Tirana kërkon që të marrë të paktën 500-600 mijë euro nga ky operacion, ndërsa ende nuk ka caktuar një çmim të paktën për Zharmuninë, që pëlqehet nga disa klube dhe duan të dinë vlerën e kartonit dhe janë interesuar te bardheblutë, të cilët nuk e shesin sulmuesin pa të paktën 400-450 mijë euro dhe kjo ka bllokuar një lëvizje të tij në një skuadër tjetër.

 

Po ndodh...