Pep Guardiola zbulon lajmin e madh për Erling Haaland: Për të ka qenë shumë emocionuese

30 Dhjetor 2024, 15:26 / SPORT ALFA PRESS

Pep Guardiola zbulon lajmin e madh për Erling Haaland: Për të ka

Erling Haaland është shumë i rezervuar dhe përdor pak rrjetet sociale, ndryshe nga shumë kolegët e tij.

24-vjeçari norvegjez nuk jep shumë detaje për jetën e tij private dhe kështu askush nuk ishte në dijeni për një lajm të gëzuar: disa ditë më parë, ish-lojtari i Borussia Dortmundit dhe Salzburgut është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e dha Pep Guardiola gjatë konferencës për shtypin pas fitores së arritur dje nga Manchester City kundër Leicester-it.

Një sukses që erdhi në një moment të vështirë edhe për Haaland, i cili nuk kishte shënuar për tri ndeshje dhe kishte humbur një penallti kundër Evertonit:

"Disa herë Erling është gjykuar keq, por kjo është pjesë e futbollit.

Ai është lodhur, ka luajtur shumë minuta.

U bë baba për herë të parë ditët e fundit, një ngjarje që ka shkaktuar shumë emocione.

Për të ka qenë shumë emocionuese," tha trajneri katalanas.

Po ndodh...