Pepe, Ronaldo e Modriç, ‘Pleqtë’ e Europianit

Kampionati Europian do të nisë në këtë javë dhe është koha ideale për t’i bërë llogaritë dhe për të nxjerrë statistika interesante.
Këtë radhë do t’i zbulojmë futbollistët më të vjetër që do të luajnë në Euro 2024.
Vendi i parë i takon veteranit të Portugalisë, Pepe, i cili në ndeshjen e parë të portugezëve do t’i ketë mbushur 41 vjet, 3 muaj e 23 ditë.
Vendi i dytë është rezervuar për bashkëkombësin e tij, Cristiano Ronaldo.
Legjenda portugeze do të jetë 39 vjeç e 4 muaj e 13 ditë kur Portugalia do të nisë aventurën në Euro 2024.
Kurse, podiumin e mbyll Luka Modric, i cili do të jetë 38 vjeç, 9 muaj e 6 ditë kur ta nisë Evropianin me Kroacinë.
Në listën e veteranëve do të jenë edhe portieri gjerman, Manuel Neuer (38 vjeç), sulmuesi francez Olivier Giroud (37), sulmuesi polak Robert Lewwandowski (35) etj,.
Ndërkohë, Lamine Yamal do ta ndryshojë historinë duke u bërë lojtari më i ri që do të luajë në një Kampionat Evropian.
Ylli i ri i Barcelonës do të luajë në Euro 2024 si 16 vjeçar, ndërsa do t’i mbushë 17 më 13 korrik, një ditë para finales së Evropianit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128