
''Përgëzime...''/ Jo vetëm trajneri, edhe Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë

8 Qershor 2025, 14:40 / SPORT
Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.
Por ishte vetë trajneri i ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të ndodhet dhe në Serbi.
Një gjë të tillë e tregoi dhe legjenda serbe e tenisit, Novak Djokoviç, i cili me anë të një postimi tregoi respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.
“Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur! Urime të përzemërta të dyja ekipeve për sjelljen”, shkruhej në postimin e tenistit.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128