Përgjigja e Barçës ndaj thashethemeve për kontratën e Messit

21 Shtator 2022, 19:28 / SPORT ALFA PRESS

Përgjigja e Barçës ndaj thashethemeve për kontratën e

Lionel Messi vazhdon të përflitet në Katalonjë.

as zbulimeve të “El Mundo” të publikuara ditën e sotme në lidhje me kërkesat e argjentinasit për të rinovuar me Barcelonën në qershor 2020, një vit nga përfundimi i kontratës së tij dhe transferimi te PSG, i takon klubit blaugran që të përgjigjet.

Katalanasit kanë lëshuar një deklaratë në të cilën mohojnë informacionin e publikuar në mëngjes.

Në deklaratën e tyre, klubi ruan të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore.

“Për sa i përket informacionit të publikuar sot në “El Mundo del Siglo XXI”, nën titullin “BarçaLeaks, arkivat sekrete të klubit, pjesa 1”, FC Barcelona shpreh indinjatën e saj për rrjedhjen e informacioneve për interesa personale, të cilat do të janë pjesë e një procesi hetimor gjyqësor. Klubi gjithashtu shpreh keqardhjen që mediat mburren se kanë pasur "qasje në një sasi të madhe dokumentesh dhe emailesh që janë në posedim të hetimit të Barçagate", ndërsa ky informacion dhe dokumentacion nuk është ndarë ende me palët. Gjithsesi, artikulli në fjalë bën publike dokumente që nuk kanë asnjë lidhje me hetimin e çështjes. Përdorimi i tyre kërcënon reputacionin dhe konfidencialitetin e klubit. Për këtë arsye dhe me synimin për të mbrojtur të drejtat e Barcelonës, ​​shërbimet ligjore të klubit tashmë po studiojnë masat e duhura që duhen marrë' thuhej në deklaratën e klubit.

 

Po ndodh...