Përplasja Enrique-Dembele, Al Khelaifi mban qëndrim të qartë
Vendimi i Luis Enrique-s për të përjashtuar Ousmane Dembélénë për ndeshjen e Champions League që PSG do të luajë kundër Arsenalit ka shkaktuar një tërmet brenda klubit francez.
Trajneri asturian e shpjegoi qëndrimin e tij në këtë mënyrë: “Jam shumë i sinqertë, por nuk do të bëj telenovelë.
Nuk ka pasur debat mes meje dhe lojtarit dhe as nuk ka ndonjë problem mes nesh, është vetëm një problem mes një lojtari dhe detyrimeve të tij ndaj ekipit, asgjë më shumë, por mund të korrigjohet në pesë minuta.
Dhe ai shtoi me sarkazëm: “Duket se nuk kemi humbur kurrë me Dembélé.
Ne humbëm në Newcastle, në Milano, në Dortmund, humbëm edhe në shtëpi kundër Barçës. Oh sa e frikshme, eh, e frikshme.”
Sipas gazetës ‘As’, Nasser Al Khelaifi, president i PSG-së, mbështet Luis Enrique-n.
“Nëse Al Khelaïfi ndërhyn pak në vendimet e Luis Enrique-s, trajneri do të largohet menjëherë”, raporton gazeta madrilene nga burime pranë klubit parizien.
Mosmarrëveshja mes Enrique-s dhe Dembélésë lindi, sipas ‘L’ Equipe’, nga një debat (të cilin asturiani e mohoi) pas ndeshjes kundër Rennes.
Trajneri e qortoi lojtarin për një nga veprimet e tij në fushën e lojës dhe ish-lojtari i Barçës kështe reaguar keq.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128