Përplasja kokë më kokë gjatë ndeshjes, Gjimshiti përfundoi në spital. Atalanta tregon situatën e mbrojtësit

Berat Gjimshiti ka qenë i pafat në ndeshjen e sotme mes Atalantës dhe Udinezes pasi si rrjedhojë e një përplasje kokë më kokë, u dëmtua dhe u desh të linte fushën i fashuar që në pjesën e parë të sfidës.
Klubi bergamask ka treguar se si ishte situata e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, i cili kishte shkuar në spitalin e Udines për kontroll.
“Kontrollet e kryera në spitalin e Udines kanë konfirmuar se lojtari kishte një traumë në kokë pas një përplasje së bashku me një plagë në lartësinë e vetullës së djathtë për të cilën u deshën 10 qepje.
Gjimshiti po kthehet me skuadrën në Bergamo”, raportoi klubi i Atalantës për situatën e futbollistit.
Tani mbetet të shihet se sa do të mungojë futbollisti shqiptar nga fusha e lojës, pasi me një dëmtim të tillë në fytyrë, vështirë se do të jetë gati për duelin pas tre ditësh ndaj Juventusit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

