“Play Off”-i i Ligës së Konferencës/ Kampionët e Kosovës “fërkojnë duart”, rigjejnë skuadrën që e eliminuan në turin e parë të Champions-it
Drita ka mësuar kundërshtarin e play-offit për Ligën e Konferencës, pas eliminimit nga Liga e Europës.
Kampionët e Kosovës, te drejtuar nga trajneri Ramadani, do të kenë përballë një rival tashmë i njohur. Bëhet fjalë për kampionët e Luksemburgu, FC Diferdanzh 03, me të cilin u ndesh edhe në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Drita arriti të triumfojë në të dyja ndeshjet, fillimisht në Prishtinë me rezultat 1-0, pastaj edhe në transfert me rezultat 3-2.
Diferdanzh 03, edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Levadia Tallnn me rezultat 3-2 në shtëpi, arriti të fitojë si mysafire me rezultat 1-0 për ta dërguar lojën në shtesë, ku fitoi 3-1 për ta siguruar play-off-in e Ligës së Konferencës.
Në play-off luhet për një vend në Ligën e Konferencës, dhe ekipi që arrin të futet përfiton minimalisht 4 milionë euro, pa llogaritur të ardhurat e tjera nga fitoret dhe barazimet.
Sipas “Transfermarkt”, vlera totale e Diferdanzh 03 në treg është rritur nga 1.90 milionë euro në 2.83 milionë euro.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
