Presidenti i Tiranës bën padi në gjykatë për përmbaruesin, ja çfarë kërkon Refik Halili

Halili “shpk”, pronari i 66% të aksioneve të KF Tiranës me president Refik Halilin, i është drejtuar gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë, Tiranë me një kërkesë padi objekti i të cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”.
Në kërkesë-padinë, paditësi pretendon për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. Po kështu, Halili “shpk”, kundërshton veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili ka nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand. Gjyqtarja e çështjes është Alma Hicka, ndërkohë që dje u vendos që gjyqi të shtyhej për sot. Sipas ligjit, kundërshtimi në gjykatë i veprimeve përmbarimore nuk e ndalon ankandin vetëm nëse gjykata shprehet që ta ndalojë çdo procedurë, pasi kërkuar ka paraqitur padi me masë sigurimi.
HISTORIA – Të hënën dështoi shitja e aksioneve të klubit Tirana nga një kompani përmbarimi, e cila ka bllokuar kuotat në pronësi të Halili “shpk”. Ashtu siç ishte lajmëruar nga kompania përmbarimore, ankandi është mbyllur dje pasdite. “Panorama Sport” mësoi se ankandi i djeshëm është mbyllur pa oferta zyrtare për blerjen e këtyre aksioneve për rreth 1.6 milionë euro. Ka qenë vetë përmbaruesi Baftjar Nela që ka konfirmuar mbylljen pa sukses të ankandit. Gazeta ka mësuar se që nga dita e nesërme e ankandit të parë do të nisin proceduarat për një tjetër ankand për shitjen e këtyre aksioneve të klubit bardheblu. Këtë herë, vlera e hapjes së ankandit parashikohet të jetë 30% më e ulët se ajo fillestare që ishte vendosur në ankandin e parë. Në këtë mënyrë, pritet që të shihet nëse do të ketë interesim më të madh dhe oferta konkrete për shitjen e kuotës së 66% të aksioneve të klubit bardheblu.
ÇËSHTJA – Borxhi që do të përmbarohet dhe që ka sjellë shitjen e mundshme të aksioneve është një detyrim që ka kompania Halili “Sh.p.k” (kompania “alfa”), në pronësi të Refik Halilit ndaj një personi, shtetasit Abedin Treza(Preza). Siç njofton Qendra Kombëtare e Biznesit, në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 për qind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit në KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj), si dhe interesat për çdo ditë vonesë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128