Pritje spektakolare në Stamboll, Muriqi rikthehet te Fenerbahçe pas 6 sezonesh

19 Qershor 2026, 13:18 / SPORT ALFA PRESS

Pritje spektakolare në Stamboll, Muriqi rikthehet te Fenerbahçe pas

Vedat Muriqi do të vijojë karrierën e tij në Superligën turke te Fenerbahçe.

Klubi turk ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në parim për rikthimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, i cili mbërriti në Stamboll mbrëmjen e së enjtes, aty ku u prit nga mijëra tifozë, të cilët i dhuruan një pritje spektakolare ndaj një prej lojtarëve të tyre më të dashur.

Kujtojmë që sulmuesi dardan ka luajtur në sezonin 2019-2020 me “kanarinat” e Stambollit, aty ku arriti të  realizonte 15 gola në 32 ndeshje.

Këtë të premte Muriqi do ti nënshtrohet vizitave mjekësore e do të finalizojë detajet e fundit të kontratës me drejtuesit e Fenerbahçe. Kujtojmë që 32 vjeçari vjen pas një sezoni shumë të mire në La Liga te Majorka, ku megjithëse skaudra e tij nuk shpëtoi dot rënies nga kategoria, ai shënoi 23 gola në 37 ndeshje.

Po ndodh...

ide