Probleme politike për Iranin: Mehdi Taremi mund të mbetet jashtë Botërorit 2026

Mehdi Taremi, ish sulmuesi i Interit dhe Portos dhe aktualisht në radhët e Olympiacos, mund të jetë i detyruar të shohë kompeticionin madhor të vitit të ardhshëm për shkak të tensioneve politike mes vendit të tij dhe SHBA, një prej vendeve pritëse të kompeticionit.
Çështja e vizës: urdhri ekzekutiv dhe Marina iraniane. Problemi lind nga zbatimi i një urdhri ekzekutiv të vitit 2025 që kufizon hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 19 vende, mes të cilëve edhe Irani. Por për Taremin ka një pengesë specifike më shumë. Sulmuesi ka kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm që zgjat prej 2 vitesh te Marina e IRGC(Gardianët e Revolucionit) dhe kjo mund të shtyjë autoritetet amerikane t’i mohojnë vizën e hyrjes në vend duke ia bërë të pamundur Taremit pjesëmarrjen në turne
Shqetësimi i Federatës: Duhet një Plan B: Edhe pse FIFA ka dhënë sigurinë e saj duke garantuar se kombëtarja iraniane dhe stai i saj do të marrin pjesë në Botëror pa probleme, në Teheran nuk kanë plotësisht besim. Mehdi Taj, presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit shprehu kujdes dhe realizëm. ‘Duhet të marrim në konsideratë opsione të ndryshme për Kupën e Botës në mënyrë që kur të pengojnë që një lojtar i caktuar të hyjë në vend, ne të kemi një alternativë tjetër’-tha Mehdi Taj.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
