Projeksioni, ja sa pikë i duhen Juves për të kapur Champions-in

28 Mars 2025, 16:50 / SPORT ALFA PRESS

Projeksioni, ja sa pikë i duhen Juves për të kapur Champions-in

Sipas projeksioneve të fundit, kuota për të siguruar vendin e katërt është rreth 70-73 pikëve.

Juventusi tani është i pesti me 52 pikë dhe një pikë mbrapa Bolonjës (vendi i katërt). Por trafiku po bëhet gjithnjë e më i ngarkuar, me Milanin, Fiorentinën, Romën dhe Lacion, që janë në pesë pikë diferencë. Për bardhezinjtë, duket se për të qenë zotërues të fatit të tyre, detyra është të grumbullojnë në nëntë ndeshjet e ardhshme të paktën njëzet pikë (6 fitore dhe 3 barazime). Kalendari i Juventusit, në letër, është ndoshta më pak i vështiri në raport me pretenduesit e tjerë për Champions-in. Kështu që do të duhet të kalojnë pa dëme në përballjet direkte me Romën, Bolonjën dhe Lacion, të gjitha ndeshje jashtë, dhe të bëjnë detyrën kundër skuadrave si Xhenoa, Leçe, Parma, Monza, Udineze dhe Venecia.

Grupi në dispozicion të Tudor mbetet një nga më të plotët dhe më konkurruesit e kampionatit. Pa dyshim më i mirë se ai i skuadrave të tjera që garojnë për vendin e katërt. Për këtë arsye, pas vështirësive të fundit, do të mbetet te Tudor që ta vlerësojë sa më mirë atë. Duket se në muajt e fundit, problemi i vërtetë i Juventusit nuk ka qenë cilësia, por qëndrimi i treguar në fushë. Më shumë se kurrë, tani kërkohet dorë e fortë, personalitet dhe pasion sportiv. Karakteristika që trajneri kroat, deri tani, ka arritur gjithmonë t’i përcjellë.