PSG shpallet Superkampione e Europës, francezët shënojnë dy herë në fund dhe mundin në mënyrë dramatike Tottenhamin falë penalltive

13 Gusht 2025, 23:35 / SPORT ALFA PRESS
PSG shpallet Superkampione e Europës, francezët shënojnë dy

PSG ka fituar superkupën e Europës pas gjuajetve dramatike të penalltive të cilat i fitoi 4-3. Ndeshja ishte një spektakël i vërtetë që përfundoi në barazim 2-2 pas kohës së rregullt, por gjithçka u vendos në lotarinë e penalltive, ku PSG tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet.

Tottenham ishte në avantazh deri në minutën e 85-të, por Lee Kang-In shënoi golin e parë për PSG-në pas një asistimi të bukur nga Vitinha. Kur dukej se gjithçka do të përfundonte me fitoren e anglezëve, Gonçalo Ramos realizoi në minutën 90+4′ pas një aksioni nga Dembele, duke çuar ndeshjen në penallti.

Në serinë e penalltive, PSG u tregua më i saktë, duke shënuar 4 nga 5 penalltitë, ndërsa Tottenham gaboi në 3 raste. Vitinha ishte i vetmi që gaboi për francezët, por gabimet nga van de Ven dhe Telrezultuan fatale për skuadrën londineze.

Kjo është Superkupa e parë Europiane për PSG, e cila kërkon të vazhdojë me formën që mbylli sezonin e kaluar.

Po ndodh...

ide