PSG “vret” kampionatin, diferenca me vendin e dytë thellohet

18 Janar 2025, 20:32 / SPORT ALFA PRESS

PSG “vret” kampionatin, diferenca me vendin e dytë thellohet

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 2-1 në fushen e Lens në kuadër të javës së 18-të ne Ligue 1. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët realizuan përmes M’Bala Nzola në minutën e 36-të për 1-0.

Në pjesën e dytë PSG-ja u hodh në sulm për të barazuar shifrat dhe në fund eventualisht ia dolën që ta përmbysin në tërësi takimin. Fillimisht ishte Bradley Barcola i cili në minutën e 54-të bëri një goditje tejet të fortë, por Herve Koffi bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin.

Pak minuta më vonë ishte pikërisht Barcola i cili asistoi tek Fabian Ruiz që në minutën e 59-të shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1. Në minutën e 78-të, parisienët patën mundësinë për ta përmbysur ndeshjen, por edhe gjuajtjen e Desire Doue e priti sërish portieri i vendasve.

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, në skenë doli sërish Barcola i cili shënoi në minutën e 87-të për 2-1 me ndihmën e traversës. Me këtë fitore, PSG-ja shkon në kuotën e 46 pikëve, dhjetë më shumë se Marseille në pozitën e dytë që ka 36, por këta të fundit me një ndeshje më pak të luajtur.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128