Psikologia Koçibelli: Politika e ka kuptuar se i duhen gratë! Përfaqësimi mund të jetë pak më cilësor

Psikologia Suela Koçibelli, e ftuar në emisionin Log. në televizionin News 24, komentoi mbi rolin dhe rëndësinë e grave në politikën shqiptare.
Ajo theksoi se gratë janë thelbësore për funksionimin e politikës dhe se vetë politika tashmë ka kuptuar këtë nevojë. Sipas Koçibellit, kuotat gjinore janë të domosdoshme për t’u dhënë grave më shumë mundësi përfaqësimi.
Ajo shtoi se “ndeshja” politike duhet të zhvillohet në kushte të barabarta mes burrave dhe grave, ndërsa shprehu mendimin se përfaqësimi aktual mund të ishte më cilësor.
Psikologia Suela Koçibelli: Gruaja mbaron punë më shpejt se një burrë, kjo është e vërtetë. Politika e ka kuptuar se i duhen gratë. Kuotat duhet të jenë, që gratë të kenë shans pak më tepër. “Ndeshja” po themi duhet të zhvillohet me dy gjinitë, dhe me burra, edhe me gra. Në shijen time, përfaqësimi duhet të jetë pak më cilësor.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




