PSV Eindhoven kampion i Holandës, fiton titullin e 25-të në histori

PSV Eindhoven u shpall zyrtarisht kampion i Holandës për të 25-ën herë në histori.
Skuadra e Peter Bosz kurorëzoi një edicion të dominuar nga fillimi në fund dhe për asnjë moment nuk e vuri në diskutim vendin e parë.
Skuadra nga Eindhoven e siguroi titullin dy javë para fundit, teksa Feyeenoord, ndjekësi më afërt provoi deri në fund për ta zbritur nga kreu, por nuk mundi dot që të konkurronte kampionët e rinj të Holandës.
Një sezon rekordesh për PSV, që gjatë këtij kampionati pësoi vetëm 1 humbje, ndërsa përballë rivalëve direkt mori vetëm rezultate pozitive. S
uksesi 4-2 në shtëpi përballë Sparta Roterdam ishte dhe fitorja që i shpalli matematikisht kampionë të Eredivisie, teksa arritën të siguronin plot 87 pikë të grumbulluara dhe 107 gola të shënuar në 32 ndeshje gjatë këtij edicioni si dhe mbrojta më e fortë me vetëm 19 të pësuar janë tregues të qartë të asaj çka PSV ka realizuar gjatë këtij edicioni.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

