Punëtori shkatërron makinën me vlerë 1.7 milionë pandë të Cristiano Ronaldos

20 Qershor 2022, 22:51 / SPORT ALFA PRESS

Punëtori shkatërron makinën me vlerë 1.7 milionë

Një nga makinat më luksoze të Cristiano Ronaldo është përfshirë në një aksident rrugor në Majorka, aty ku familja e futbollistit qëndron për disa ditë pushime.

Mësohet se aksidenti është shkaktuar nga një punëtor i Ronaldo, i cili kishte si detyrë që ta dërgonte makinë Bugatti Veyron me vlerë 1.7 milionë paundë në vendin ku ylli portugez po pushonte.

Burimet bëjnë me dije se C7 nuk ka qenë i pranishëm në momentin e aksidentit, kur mjeti i veçantë luksoz doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një shtëpie.

Punëtori shpëtoi pa u lënduar, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për makinën e cila pësoi dëme të mëdha në pjesën e motorit.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128