“Q*** nënën e shqiptarit” ofendoi Shaqirin, habit me deklaratën e tij trajneri i Serbisë

3 Dhjetor 2022, 18:43 / SPORT ALFA PRESS

“Q*** nënën e shqiptarit” ofendoi Shaqirin, habit me

Trajneri i Serbisë Dragan Stojković Piksi nuk i mbajti dot nervat pas humbjes 3-2 që skuadra e tij pësoi përballë Zvicrës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

Pas ndeshjes ai ofendoi nga nëna futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili ishte dhe autori i golit të parë për skuadrën helvete.

“Q*** nënën e shqiptarit” bërtiti ai nga stoli.

Por së fundmi trajneri serb ka thënë se nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe ajo që ka thënë.

Ai u pyet gjithashtu nëse lojtarët e tij u provokuan nga fjalët e Xhakës, Stojkovic tha se nuk e di këtë gjë me siguri.

“Ndoshta, por nuk e di me siguri se çfarë ndodhi. Nuk mund të them pse pati tension, ndonjëherë rritet tensioni dhe thuhen fjalë që nuk duhen thënë. Por, nuk pati asgjë të madhe. Është normale për ndeshje të tilla” është shprehur ai. 

 

Po ndodh...