Ra nga tribuna e stadiumit në finalen e Nations League, ndërron jetë tifozi
9 Qershor 2025, 15:18 / SPORT

Një tifoz ndërroi jetë në “Allianz Arena” në Mynih, gjatë zhvillimit të ndeshjes finale të Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës.
Ai ra nga kati i dytë i tribunës kryesore dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, nuk ia doli dot të mbijetonte.
“Pati një urgjencë mjekësore në arenën e Mynihut dhe, pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit mjekësor, personi fatkeqësisht ndërroi jetë pas mesnate”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.
Trajneri i Spanjës, De La Fuente i shprehu ngushëllime familjes.
“Para se të fillojmë me pyetjet do të doja të shprehja ngushëllimet e mia sepse një tifoz vdiq sot në tribuna. Ngushëllime për familjen”, ka thënë De la Fuente.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

